Dështoi nisma e një grupi deputetësh të VMRO DPMNE-së për të diskutuar shkeljen e Kodit Etik nga ana e deputetetit Talat Xhaferi, njëkohësisht edhe kryetar i Kuvendit të Republikës.
Me pesë vota “kundër” dhe katër “për”, Komisioni për Çështjet e Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit hodhi poshtë rendin e ditës, përkatësisht kërkesën për të diskutuar këtë çështje. Grupi parlamentar i BDI-së në përkrahje të bashkëpartiakut Xhaferi.
“Kërkojnë përgjegjësi për Xhaferin, ata që kërkonin dhoma gazi për shqiptarët”- tha koordinatori i GP i BDI-së, Arbër Ademi.
“Ata të cilët kanë nëshkruar se Talat Xhaferi ka thyer Rregulloren janë po ata të cilët brohorisnin se për shqiptarët duhen dhoma gazi. Nënshkruesit e këtyre pretendimeve kundër Talat Xhaferit, janë po ata që shqiptarët i quajtën indianë.” – u shpreh koordinatori i GP të BDI-së, Arbër Ademi.
https://www.facebook.com/arberademi.1/videos/350455097019633