Adidas prish kontratën me Kanye West

Keni Uest nuk është më miliarder.

Marketing

Kompania e famshme gjermane e veshjeve Adidas prishi kontratën me reperin amerikan, pas disa deklaratave me përmbajtje anti-semite të bëra në rrjetet sociale nga 45-vjeçari dhe shfaqjes me veshje raciste me mbishkrimin “White lives matter”.

Kontratat e viteve të fundit me Adidasin që i shfrytëzonte imazhin reperit me dhjetëra miliona fansa në mbarë botën për të reklamuar veshjet sportive të kësaj marke, kapnin vlerën e 1.5 miliardë Dollarëve.

Por pas vendimit të firmës gjermane për të prishur kontratën me të, pasuria e tij përllogaritet në gati 500 milionë Dollarë. Për këtë arsye, revista Forbes vendosi ta largojë nga lista e miliarderëve të globit.

Nuk është vetëm reperi, ai që humb. Edhe Adidas, nga ky përfundim i kontratës pritet të humbë 250 milionë Dollarë.