Administrata publike do të pësojë reforma

Reformat në administratën publike parashikojnë uljen e numrit të institucioneve, disa drejtorive dhe në këtë mënyrë edhe shpenzimeve të administratës. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Maçenvski tha se reformat synojnë organizimin më të mirë të institucioneve dhe rritjen e efikasitetit të administratës. Mançevski tha se qëllimi nuk është që administratorët të humbin vendin e punës por të përmirësohen shërbimet ndaj qytetarëve.

Marketing

Në afat të gjatë, kjo do të thotë revizion i Ligjit për organizim të organeve administrative shtetërore. Presim që gjatë zbatimit të këtij riorganizimi do të shfaqet nevoja për uljen e numrit të institucioneve, drejtorive dhe shkurtimin e shpenzimeve për administratën dhe qëllimi përfundimtarë është shërbim më të mirë për qytetarët.” – theksoi Damjan Mançevski,Ministër I Administratës dhe Shoqërisë Informatike

Mançevski nga ana tjetër hodhi poshtë zërat që rreth 200 administratorë të angazhuar me Marrëveshjen e Ohrit aktualisht punojnë janë jashtë vendit.

Nuk kemi informacione të tilla dhe besoj se bëhet fjalë për spekulime. Ndërsa 200 qytetarë nga ata të cilët ishin veçmë të sistematizuar, me shpërndarjen e të punësuarve me Marrëveshjen e Ohrit nuk i kanë nënshkruar marrëveshjet e sistematizimit, për cilat arsye nuk e dimë. Për ato vlejnë ligjet si për të gjithë, ato janë në transferë listën dhe në afat të caktuar nëse nuk gjejnë angazhim e duhur, kontratat tyre do të ndërpriten.” – u shpreh Damjan Mançevski,Ministër I Administratës dhe Shoqërisë Informatike

Ministri Mançevski këto komente i bëri në kuadër të konferencës “Sfidat bashkëkohore në administratën publike dhe roli i partnerëve në arritjen e zgjidhjeve” ku morën pjesë edhe ministrat e administratës të vendeve të rajonit./alsat-m