Administratorët do të shpërndahen edhe në sektorin privat

Qeveria ka prezantuar planin e reformave të ashtuquajtur Plani 18, që ka të bëjë edhe me reformat në administratën publike.

Marketing

Ministri për Administratë dhe Shoqëri informatike, Damjan Mançevski theksoi se plani parasheh reformë të thellë në administratë, por ai paralajmëroi fatin e keq për një pjesë të administratës të cilët nëse nuk do të jenë të nevojshëm, ata do të shpërndahen në sektorin privat.
“Askush nuk do ta humbë punën, ndërsa administrata tepricë do ti ofrohet sektorit privat”, theksoi ministri Mançevski.

Të pyetur në Qeveri lidhur me sistematizimin dhe se kush do të preken thonë për INA se nuk mund të flasin asgjë rreth asaj se kjo tepricë a nënkupton të punësuarit sipas Marrëveshjes së Ohrit, një pjesë e të cilëve akoma nuk janë sistematizuar.

Ministri Mançevski tha se kanë filluar aktivitetet për depolitizimin e administratës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. “Me analizën funksionale horizontale që për herë të parë është bërë, do të pasojë riorganizimi dhe optimizimi i administratës. Aty ku analiza thekson se duhet të hiqen vende të punës, do të hiqen, disa do të bashkohen, por do të formohen edhe institucione të reja”, theksoi Mançevski.

Sipas tij, po punohet në përpilimin e ligjit të ri për shërbimet e administratës, përmes të cilit do të dihet se kush është i punësuar në bazë politike, dhe kush janë profesionistët.

Marketing