Ballina Lajme Kosovë Adriana Matoshi në gjendje të rëndë shëndetësore, ishte në Kuvend për të...

Adriana Matoshi në gjendje të rëndë shëndetësore, ishte në Kuvend për të votuar Vjosa Osmanin

Situata e rënduar me pandeminë në Kosovë ditët e fundit ka prekur edhe Kuvendin e Kosovës, më saktë deputetët e saj.

Marketing

Nga burimet e lajmi.net në IKSHP, është mësuar se deputetja e VV-së, Adriana Matoshi është infektuar me COVID-19, por megjithatë ajo është parë në seancën e të shtunës në mbrëmje në Kuvendin e Kosovës.

Edhe zyrtarë të Kuvendit, në kushte anonimiteti kanë thënë se “deputetja Matoshi vazhdimisht ka dal nga seanca dhe gjendja e saj shëndetësore dje nuk ka qenë më e mira”. E këtë gjendje nuk e ka mohuar as Matoshi për lajmi.net.

Me gjithë situatën e rënduar shëndetësore, ajo është detyruar të dal në Kuvend për shkak të votave për Vjosa Osmanin.

Po ashtu, në hyrje të Kuvendit, para fillimit të seancës, kanë dështuar edhe masat e kontrollit nga IKSHP për të matur temperaturën dhe siguruar kushtet e nevojshme pandemike për shkak të numrit të madh të deputetëve dhe hapësirës jo të mjaftueshme të Kuvendit.

Lajmi.net ka kontaktuar me Matoshin, e cila e ka mohuar kategorikisht se është infektuar me virus.

“Jo nuk është e vërtet, e kam bo testin, dy here, kom dal negativ. Vetëm jam e ftohur. Më 27 kam filluar një film dhe e kam bërë testin para se me ja nis sepse e kemi obligim, kam dalur negativ. Mirëpo gjatë xhirimeve jam ftohë e kom një koll. Më datë 2 mars e kam bërë testin prapë edhe kam dal negativ prapë. Dhe ditën e parë të seancës kam marrë infuzion edhe tashmë jam më mirë, më është larguar pak kolli. Ndoshta më kanë dëgjuar duke u kollitur. Por nuk është e vërtetë s’jam me COVID”, tha Matoshi.

Marketing
Exit mobile version