Ballina Lajme Shqipëri Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” konfirmon 10 fluturime për nesër

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” konfirmon 10 fluturime për nesër

Tirana International Airport konfirmoi sot 10 fluturime të konfirmuara për ditën e shtunë.

Marketing

Sipas TIA-s janë konfirmuar për ditën e nesërme fluturimet me kompaninë Air Albania në linjat Tiranë – Milano dhe kthim dhe Tiranë – Bolonja dhe kthim.

Me kompaninë Wizz Air në linjat Tiranë – Vjenë dhe kthim, Tiranë – Verona dhe kthim, Tiranë – Piza dhe kthim, Tiranë – Budapest dhe kthim, si dhe Tiranë-Londër (Luton) dje kthim.

Me kompaninë Pegasus, në linjën Tiranë -Stamboll dhe kthim dhe me Air Serbia në linjën Tiranë – Beograd dhe kthim.

Ndërkohë, sot filloi fluturimi i parë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt Hamburgut operuar nga kompania Albawings, një destinacion ky shumë të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani.

TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Sipas TIA-s, maskat janë të detyrueshme.⠀⠀
⠀⠀
“Nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e Bashkimit Europian. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e Bashkimit Europian”, bën të ditur TIA.

Marketing
Exit mobile version