Dorëheqje nga sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, kërkuan nga VMRO-DPMNE-ja opozitare për shkak të, siç e quajtën, njërin prej skandaleve më të mëdha të korrupsionit të pushtetit që ka të bëjë me furnizimin e pajisjes për sistemin e radarëve për SHA Navigacioni i Maqedonisë.
Nëse shifra prej shtatë milionë eurove për të cilën dëgjuam nga mediat se Rashkovski e kontrakton nuk është e saktë, pse atëherë hapat e ardhshëm që Rashkovski i akordon sipas të cilave kompania italiane e ka marrë tenderin janë të vërtetë? Pse në regjistrimin e Rashkovskit vendoset se cilat konstatime do të miratohen dhe nëse kontrollohet nëse me të vërtetë janë miratuar, e vërteta është dëshpëruese për këtë pushtet kriminel. Rashkovski në regjistrimin miraton një konstatim që Qeveria me të vërtetë e ka miratuar, gjë që e vërtetojnë këto dokumente”-pohoi Ivanka Vasilevska, VMRO-DPMNE.
Nga LSDM-ja në pushtet, me kundërpërgjigje se VMRO-DPMNE-ja merret me lajme të rrejshme. Shprehen se biseda e regjistruar që e publikuan shumë portale konfirmon se nuk bëhet fjalë për manipulim të procedurës së tenderimit dhe se qëllimisht nuk është publikuar e plotë.
“Siç edhe ishte publikuar më parë, tenderi dhe përzgjedhja e ofruesit më të volitshëm janë bërë që në vitin 2016, ndërsa kontratën për furnizimin e sistemit të ri të radarit, dikush e ka penguar qëllimisht, duke vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e qytetarëve, për çka dëshmi janë dorëzuar në institucionin kompetent. E vërteta është se për shkak të domosdoshmërisë së pajisjes për funksionim normal të komunikacionit ajror, me urdhër të Qeverisë është konvokuar mbledhje për përcaktimin e dinamikës për realizim”
Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, u bë shënjestër e akuzave pasi që shumica e portaleve e publikuan bisedën e regjistruar në mënyrë të fshehtë mes të pranishmëve në Kabinetin e tij. Te një pjesë e publikimeve pohohet se biseda zbulon se Rashkovski dhe të pranishmit janë marrë vesh që të refuzohen ofertat tjera në tenderin dhe t’i jepet përparësi kompanisë italiane “Leonardo”.
Rashkovski shprehet se në tetor të vitit 2018 është takuar me kryetarin e Këshillit Drejtues të M-Nav, Nikollçe Taseski dhe shefin e Kabinetit të ministrit të Transportit, Mitko Tajçuleski, ndërsa sipas Rashkovskit në takimin ka qenë i pranishëm edhe drejtori i teknikës në M-Nav, Kliment Çepunjoski, i cili e ka regjistruar bisedën, e ndërkohë është shkarkuar.
Sipas Rashkovskit, biseda nuk ka lidhje me kurdisje të tenderit për kompaninë italiane “Leonardo”, por bëhet fjalë për procedurë për dorëzimin e pajisjes nga kontrata e lidhur paraprakisht. Ai akuzoi Çepunjoskin se për shkak të fajit të tij nuk është firmosur kontrata për dorëzim dhe ky ka qenë motivi i tij për publikimin e bisedës dhe shtrembërimin e saj.
Për këtë rast, Alsati kërkoi, por me siguri për shkak se është fundjavë, nuk mori koment nga SHA Navigacioni i Maqedonisë (М-Nav).