Afera e zv/ministrit Musa, Filipçe: Duhet të kemi qasje joselektive

I dënoj të gjitha ngjarjet ku merret para për intervenime. Kjo nuk është mënyrë e funksionimit në cilindo sistem, madje edhe në sistemin tonë shëndetësor. Gjithkund ka sanksione për procedura të këtilla. Po bëjmë përpjekje me të gjitha masat tona t’i stimulojmë mjekët, me rritjen e pagave, kujdestarive dhe me këtë tendencë edhe me këto politika do të vazhdojmë erdhe në të ardhmen.

Marketing

Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për dorëheqjen e zëvendësministrit të Shëndetësisë Asim Musa, i cili sot në konferencë për media tha se tërhiqet nga funksioni, pasi në media u publikua video incizim në të cilën shihet si ai pranon para nga një pacient i Shqipërisë për intervenim kirurgjik.

“Duhet të kemi qasje joselektive pa marr parasysh funksionet që i kemi. Institucionet duhet të ndërmarrin sanksione nëse vlerësojnë se për këtë ka hapësirë për secilin”, shtoi Filipçe në një konferencë për media të Shoqatës së qytetarëve të sëmurë nga veshkat “Nefron”

Marketing