Afërdita merr nga e ëma dhuratën më fantastike!

Në datën 16 të muajit Mars, Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky Blue, që në shqip do të thotë qiell i kaltër.

Teksa një pjesë e madhe e personazheve të showbiz-it nuk i zbulojnë portretet e fëmijëve të tyre të porsalindur, Afërdita bëri të kundërtën. Vetëm pak ditë pas lindjes, ajo prezantoi vogëlushin me gjithë botën. Modelja shqiptare postoi disa foto shumë të ëmbla të tij, që ishin shkrepur pak pas ardhjes në jetë të Sky Blue.

Sky është bebushi më i komentuar i momentit në Instagram, që i ka bërë të gjithë për vete me ëmbëlsinë e tij.

Marketing

Për ndjekësit e saj, Afërdita është rrëfyer se ka lindur në mënyrë natyrale, pasi ashtu ka qenë më e mira për trupin e saj (dhe siç të gjithë e dimë, rikuperimi është më i shpejtë).

Afërdita e ka ditur gjithmonë që fëmija i parë është më speciali dhe këtë e ka vërtetuar edhe njëherë teksa ka marrë dhuratën më fantastike dhe domethënëse nga mamaja e saj.

E ëma i ka dhënë Afërditës rrethin e saj të martesës, si dhuratë për fëmijën e saj të parë.

Duke qenë se edhe vetë këngëtarja është fëmija i parë, sigurisht që është privilegjuar për të marrë këtë dhuratë, ndaj i kërkon ndjesë motrës së saj, Jehonës.

Image

Insta