Afganistan: Dhjetëra të vrarë nga sulmet vetëvrasëse në një xhami

Policia afgane thotë se mbi 20 persona janë vrarë nga sulmet vetëvrasëse me bomba në një xhami shiite në lindje të Afganistanit.

Marketing

Rez Mohmammad Mandozai, shef i policisë në provincën Paktia, tha se dy sulmues vetëvrasës shpërthyen eksplozivët e tyre brenda xhamisë në kryeqytetin e provincës Gardez, pasi kishin vrarë dy zyrtarë të sigurisë që gjendeshin në hyrje të xhamisë.

Mandozai tha se sulmuesit vetëvrasës ishin maskuar duke veshur burka. Sipas tij, mbi 30 persona të tjerë janë plagosur në këto sulme.

Sulmet vetëvrasëse ndodhën pas Lutjeve të së Premtes.
Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por sulme të ngjashme, në të kaluarën kanë kryer militantët e Shtetit Islamik.