Afrim Gashi: Integrimi në BE nuk bëhet duke amnistuar Gruevskin dhe kriminelët e listave të zeza!

Miqësia shqiptaro – amerikane mbetet e përhershme, sipas Afrim Gashit të Alternativës, i cili në tubimin e parë të Lidhjes Evropiane për Ndryshim, të mbajtur në Tetovë, theksoi se pushteti aktual në Maqedoni për rreth 20 vite e ka refrenin plot me integrim, ndërsa, siç thotë ai, strofat i ka të mbushura me korrupsion, përcjell KlanM.

Marketing

“Nëse ata besojnë se integrimi europian bëhet edhe
duke e amnistuar Nikolla Gruevskin dhe kriminelët e listave të zeza, ne
kemi dallime të patejkalueshme. Në atë mënyrë ata mund të integrohen në
ndonjë union tjetër, por jo në unionin që e synojmë ne në Bruksel.
Përveç anëtarësimit në BE, në këtë deklaratë e kemi theksuar qartazi se
po kaq është i rëndësishëm edhe thellimi i partneritetit tonë me
SHBA-në, si aleati ynë më i madh, si mbështetësi ynë në të gjitha
proceset dhe si miku më i sinqertë i shqiptarëve në kapërcyell të
shekujve. Që nga koha e presidentit Wilson, që e hapi rrugën e
vetëvendosjes së kombeve, kur shqiptarët vatranë këndonin se “I ke
djemtë në Amerikë”, e deri te presidenti Klinton, që i doli zot
shpëtimit të kombit tonë, miqësia shqiptaro-amerikane ka qenë dhe mbetet
e përhershme, andaj është kaq e vlefshme dhe e pazëvendësueshme edhe për
ne sot.”, theksoi mes tjerash Afrim Gashi.