Afrim Gashi uron Edi Ramën

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më 25 prill në Shqipëri.

Marketing

Urimi i plotë i Gashit:.

I nderuari Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama,
Më lejoni së pari t’ju përgëzoj për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të dielën, me ç’rast edhe një herë dëshmuat se Shqipëria ka mjaftueshëm pjekuri institucionale dhe demokratike. Po ashtu dëshiroj t’jua uroj edhe fitoren dinjitoze dhe të plotë që ju e Partia Socialiste e keni shënuar në këto zgjedhje. Sovrani foli, ju dha mbështetje për politikat e deritanishme dhe ju dha një mandat të ri për ta ndërtuar Shqipërinë.
Duke ju uruar suksese, uroj dhe shpresoj që bashkëpunimi ynë ndërshtetëror dhe ndërvëllazëror do të vazhdojë të regjistrojë suksese të përbashkëta!
Urime juve, urime Partisë Socialiste dhe urime gjithë Shqipërisë!

Marketing