8 Marsi apo Dita Ndërkombëtare e Gruas është afruar, dhe prandaj agjencitë turistike tashmë kanë dalë me ofertat e tyre.
Por ndryshe nga vitet paraprake, për shkak të pandemisë së Covid-19 këtë vit ofertat janë shumë më të vobekta dhe orientohen ndaj pak shteteve.
Nëse vitet e kaluara udhëtimet më të preferuara për këtë datë ishin drejt Milanos, Parizit dhe Athinës, këtë vit, për shkak të masave anticovid, ofertat janë të pakta, apo pothuajse fare nuk ka oferta.
Meqë pa test PCR, do të mund të udhëtoni në Shqipërisë, Kosovë dhe Serbi, prandaj thuajse shumica e ofertave janë për udhëtim drejt këtyre shteteve.
Për shkak të këtyre kushteve, oferta të shumta tash ka edhe për ekskursione brenda vendit. Për në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Ohër.