Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani janë ekstraduar nga Kosova në Maqedoninë e Veriut dhe se ata i janë dorëzuar organeve kompetente gjyqësore.
Marketing
Dorëzimi i tyre është bërë dje, kanë konfirmuar për televizionin Telma nga MPB, përcjell INA.
Ata janë vendosur në burgun e Shtipit për të vuajtur dënimin me të cilin janë dënuar, ku nuk janë kthyer pas një fundjave të lirë në vitin 2020.
Si Krasniqi ashtu edhe Ramadani duhet të kryejnë edhe tre nga gjithsej 15 vjet burg që morën në vitin 2008. Ata u dënuan për disa vepra që lidhen me rrëmbim, dhunë, zhvatje dhe armë pa leje.
Krasniqi u arrestua në Kosovë në prill të këtij viti. Ai ra në prangat e policisë në Ferizaj, së bashku me disa persona tjerë. (INA)