Ballina Aktuale Agim Nuhiu laurohet në Tiranë me Çmimin “Imazhi Shqiptar”

Agim Nuhiu laurohet në Tiranë me Çmimin “Imazhi Shqiptar”

Çmimi “IMAZHI SHQIPTAR”, përulje modestie dhe dashamirësie për vlerësimin motivues më të mirë që kam marrë ndonjëherë. Forumi mbarëshqiptar “Imazh&Media” më laureoi me çmimin “Imazhi Shqiptar” në ngjarjen vjetore të 17-të me radhë në veprimtarinë e tij, të organizuar në Akademinë e Shkencave në Tiranë.

Marketing

Motivacioni mban mesazhin për “imazhin dhe kontributin e dhënë për promovimin e paqes, prosperitetit e stabilitetit, bashkëjetesës etnike, fetare, gjuhësore, kulturore e integruese në Ballkanin Perëndimor”.

Ky vlerësim, me plot përulje, u shkon bashkëpunëtorëve të mi në detyrën që mbaj, në peshën politike që bart dhe në reflektimin që përçoj për të tjerët.

Dua të theksoj gjithashtu se promovimi i paqes, prosperiteti e bashkëjetesa, janë shtyllat me të cilat frymon edhe BDI e udhëhequr nga z. Ahmeti, politikat e të cilës i reflektoj në detyrën time në Ministrinë e Brendshme.

Ato janë nxitje për përforcimin e etatizimit, profesionalizmit, barazisë dhe mosdiskriminimit; përforcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit si dhe përpjekje e vazhdueshme për avancimin dhe kultivimin e vlerave dhe të drejtave të shqiptarëve dhe etnive të tjera – motive të qarta për zbatim në politika shtetërore. Jam i nderuar!

Marketing
Exit mobile version