Agjencia Europiane e Barnave: AstraZeneca e sigurt dhe efektive

Komiteti i Sigurisë së EMA ka dhënë ditën e sotme verdiktin për vaksinë kundër COVID-19.

Marketing

Ajo e ka klasifikuar këtë vaksinë si një vaksinë të sigurt dhe efektive, transmeton BBC.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se do të vazhdojë të studiojë lidhjet e mundshme midis mpiksjeve të rralla të gjakut dhe vaksinës.

Një rishikim i tillë për efektshmërinë e vaksinës  ka ardhur pasi 13 shtete të BE ndaluan injektimin e AstraZeneca.

Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje të enjteve vendeve që të vazhdojnë përdorimin e kësaj vaksine.

Vendimet për të pezulluar përdorimin e vaksinës kanë sjellë shqetësime mësë shumti në Europë mbi vijushmërinë e vaksinimit në rajon, i cili tashmë ishte prekur nga mungesat e furnizimit.