Abdul-Selam Selami, Zv.Drejtor në A na nderoi me prezencën e tij në TETOVA HONEY AWARD 2019
Mes tjerash në fjalimin e tij Zv.Drejtor në Agjencin për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.
” Duke i njohur vlerat ushqyese që ka mjalti, po aq kanë rëndësi edhe kultivuesit e tij “bletarët”. Është për tu respektuar puna që bëjnë ata, sepse kualiteti i mjaltit ndikon direkt në shëndetin e njeriut duke i njohur vlerat ushqyese që ka ai.
Gjithashtu, përshëndeta organizatorët e kësaj gare ndërkombëtare, sepse mendoj se eventet e tilla si kjo sot, ndikojnë direkt në përmirësimin e kualitetit të mjaltit dhe produktet tjera që dalin nga bletët. Le të jetë ky event edhe motivim për të tjerët që kanë potencial për përmirësimin e kualitetit të mjaltit.
Të gjithë bletarëve ju urova edhe shumë suksese në synimet që kanë, ndërsa ne si përfaqësues të institucioneve na mbetet që edhe më tej të përkrahim punën e tyre dhe bashkërisht të krijojmë kushte sa më të mira dhe më moderne të cilat direkt do të ndihmojnë në lehtësimin e punës së bletarëve, por edhe në kualitetin më të lartë të mjaltit.” – theksoi zvdrejtori Abdul-Selam Selami