Agjencia për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ndihmon me dy projekte Sarajin

Duke ju përgjigjur thirrjes për financim të projekteve nga Programa për mbështetje dhe Zhvillim Rural, komuna e Sarajit aplikoi me dy projekte ku me sukses arriti në fazën e fundit të nënshkrimit të kontratave për fillimin e punimeve
Kryetari i komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti së bashku me zëvendës drejtorin Abdul Selam Selami sot në hapësirat e Agjencionit për Përkrahje dhe Zhvillim rural ka nënshkruar dy kontrata për ndërtim të rrugës që lidh fshatin Krushopek me pjesën e epërme të po të njejtit fshat si dhe rregullimin e rjetit të kanalizimit fekal në fshatin Bukoviq.

Marketing

Vlera e kontratës për rekonstruimin e rrugës në fshatin Krushopek arrin vlerën e 14 milion denarë kurse rregullimi i rrjetit të kanalizimit për fshatin Bukoviq 19 milion denarë, këto projekte do të financohen nga agjencioni për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor për rregullimin e rrjetit të kanalizimit fekal për fshatin Bukoviç ka ndarë 10 milion denarë që të përfundon me sukses ky projekt komuna e Sarajit do të participon me 40% nga vlera totale për rregullimin e këtij rrjeti.

“Sot është një lajm i mirë si për banorët e Fshatit Krushopek dhe Bukoviç gjithashtu edhe për të gjithë qytetarët e Komunês së Sarajit, është detyrim i yni që të punojmë dhe të jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe ne jemi duke i realizuar të gjitha kërkesat e banorëve për ti përmbushur nevojat e tyre për një jetë sa më të mirë theksoi kryetari Blerim Bexheti”.

Komuna e Sarajit gjithmonë do të jetë në shërbim të qytetarëve, pasi ky është qëllimi ynë si institucion, që qytetarëve tanë t’iu ofrojmë kushte sa më të mira për jetë.

Marketing