Agjenti shqiptar i Pjanicit e dëshiron largimin e tij nga Juventusi

Agjenti i Miralem Pjanicit është duke i kërkuar klientit të tij që të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere, ndërkohë lojtari e dëshiron qëndrimin te ‘Zonja e Vjetër’. Agjenti i lojtarit është Fali Ramadani, me origjinë shqiptare.

Marketing

Pjanici është bërë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të klubit italian, që nga transferimi i tij në verën e vitit 2016 nga Roma. Ai ka bërë 44 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar shtatë gola.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka thënë se agjenti i ri i Pjanicit, Ramadani, e dëshiron boshnjakun që të largohet nga Juventusi, me Barcelonën, Chelsean dhe Manchester Cityn të interesuar për shërbimet e tij.

Ndërkohë Juventusi është kundër kësaj, dhe dëshiron që ta mbajë lojtarin në skuadër, mirëpo do t’i shikojë ofertat që vijnë mbi 80 milionë euro.

Marketing