Ballina Sport Agjenti zbulon të ardhmen e Gareth Bale dhe tregon ku gaboi me...

Agjenti zbulon të ardhmen e Gareth Bale dhe tregon ku gaboi me Mourinho me lojtarin

11:16 | 11 Maj 2021

Marketing

Sulmuesi i Real Madridit, momentalisht i huazuar te Tottenham, Gareth Bale vazhdon ta këtë të ardhmen e paqartë.

Uellsiani ka nisur të gjejë formën te Spurs, me të cilët është huazim deri në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk e do Bale dhe “Los Blancos” duan ta shesin për të shpëtuar nga pagat e larta, i cili fiton hiq më pak se 30 milionë euro në vit.

Agjenti i Bale për Evening Standard, tha se nuk është problem nëse Bale do duhet të qëndrojë në stol te “Galakikët”.

“Është diskutim mes tri palëve, është mes nesh, Realit dhe Tottenhamit. Ne kemi shikimin tonë dhe do t’i lejojmë ta dinë”.

“E ardhmja e Bale te Reali? Dyshoj shumë… por nëse duan ta vendosin në stol, atëherë është mirë”, theksoi ai.

Ndërkohë, agjenti tregoi se edhe ku gaboi ish trajneri Jose Mourinho me Bale.

“Siç kam thënë duhet t’i besosh, ta lejosh të luajë lojën e tij, mos i thuaj të bëj këtë ose atë, trajtoje si Messi ose Ronaldo. Nuk jam duke thënë se është aq i mirë, por do shohësh”.

“Është dëshmuar se çdo herë që është ndjerë ashtu ka shkuar dhe shënuar shumë gola. Është yll botëror”.

“Ky ishte gabimi më i madh, nuk jam duke fajësuar askënd”, përfundoi ai.

Tottenham është i hapur që t’ia vazhdojë huazimin edhe për një sezon, por Bale fillimisht duhet të rinovojë kontratën me Realin./Lajmi.net/

Exit mobile version