Ballina Showbiz Agron Llakaj humb njeriun e shtrenjtë të familjes nga Covid-19

Agron Llakaj humb njeriun e shtrenjtë të familjes nga Covid-19

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Agron Llakaj, ka humbur motrën nga Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Llakaj, i cili, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka shprehur dhimbjen për humbjen e një anëtari të familjes.

Marketing

Teksa ka shpërndarë dhe një foto të së motrës, Llakaj ka shprehur dhimbjen e thellë përmes disa rreshtave shumë prekës.

“Motër moj! Bardhë moj! Pse na e vrave shpirtin?! Sa emër të bukur që kishe moj motër por fatin jo…, kovidi i pa besë ta preu jetën në mes. Sa vuajte moj shpirt, sa lëngove moj motër. Në mëngjes kur folëm më the “jam mirë por kam ftohtë!”Ah pse s’mu ankove njëherë moj zemër, ah!!! Ike motër, ike…, jemi te pafuqishëm para fatit që na ka caktuar Zoti! Lamtumirë motra ime! Lamtumirë o shpirt! Me fal, por s’munda! Qofsh e Zotit, e parajsës siç vet zemrën kishe!”, shkruan Llakaj.

Exit mobile version