Ahcioglu: Nuk është tradhti t’i duash vendet e të tjerëve

Nuk është tradhti t’i duash vendet e të tjerëve, i’u përgjigj ministra e Punës dhe Politikës Sociale të Greqisë, Efi Ahcioglu një gruaje e cila i hodhi fjalë se “Maqedonia është greke” dhe “tradhtia nuk do të kalojë”.

Marketing

Në ngjarjen partiake të organizuar nga SYRIZA në Selanik, në të cilën fjalim mbajti për të drejtat e punës, Ahcioglu dha deklaratë për mediat dhe në mënyrë verbale ishte sulmuar nga një grua, derisa është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me reagimet në Selanik dhe Greqinë e Veriut për shkak të Marrëveshjes së Prespës.

“Nuk shoh diçka të tillë sot. Gjendem në Selanik, në zemër të Selanikut”, tha ministrja greke e Punës kur e ndërpreu një grua dhe i tha se së shpejti do t’i shoh reagimet.

“Maqedonia është greke. Është një dhe greke. Tradhtia nuk do të kalojë. Maqedonasit e vërtetë do të hakmerren. Maqedonia do të hakmerret. Le t’u vijë turp. Ju jeni tradhtarë, thoshte gruaja.

“Nuk është tradhti t’i duash vendet e të tjerëve. Nuk është tradhti të mos i urejsh vendet e të tjerëve”, u përgjigj qetë Ahcioglu.

Paraprakisht, në fjalim, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale u kthye edhe në Marrëveshjen e Prespës. duke e përmendur edhe kontestin e “fuqisë lëvizëse dhe katalizator për ngjarjet e brendshme politike në Greqi dhe në lidhje me perspektivat që i hap për të dy vendet.

“Marrëveshja e Prespës tashmë u mundëson të dy vendeve të bashkëpunojnë për stabilitet dhe zhvillim të përbashkët, në rajon i cili shtrenjtë i ka paguar irredentizmin dhe nacionalizmin”, ka thënë Ahcioglu, transmetoi agjencia gazetareske greke ANA-MPA.

Njëherit, dërgoi kritika deri te Demokracia e Re opozitare se në çështjen e Maqedonisë “e preku thellësinë dhe është identifikuar deri në të djathtën radikale”:

“Qytetarët e këtij vendi, qytetarët e Greqisë së Veriut, sa më shumë që informohen, aq më shumë do ta hedhin poshtë këtë linjë djathtiste ekstreme radikale të Demokracisë së Re”, ka theksuar ministrja e Punës së Greqisë, sipas ANA-MPA.

Paralelisht me ngjarjen partiake të organizuar nga SYRIZA, u mbajt edhe protestë kundër Marrëveshjes së Prespës kur u mblodhën një grup i vogël qytetarësh të cilët me flamuj grek brohorisnin se Maqedonia është greke.