Aheng gjatë pandemisë, padi penale për pronarin e restorantit në Gostivar

Në fshatin Zdunje të Gostivarit policia ka ndërprerë një ahneg familjar për shkak se janë shkelur protokollet e miratuara për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Marketing

Pas raportimeve, mbrëmjen e ditës së djeshme policia ka kryer kontrolle në objektin hotelireik në Zdunje, nën pronësi të 59-vjeçarit Xh.B. nga Gostivari. Gjatë kontrollit policia ka vërtetuar se në objekt po zhvillohej aheng familjar ku kanë qenë të pranishëm rreth 70 persona. Policia ka njoftuar Inspektoratin e Tregut ndërsa janë kryer hetime.

Pas dokumentimit të plotë të rastit policia do të parashtrojë padi penale kundër XH.B. për shkeljen e nenit 206 të Kodit Penale, respektivisht për veprim kundër rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.