Duke folur për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare në Maqedoni, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se kur do që organizohen zgjedhje ato në kampin shqiptarë bindshëm i fiton Bashkimi Demokratik për Integrim.
Mirëpo tha se ka vija të kuqe për partitë që kontestojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës dhe kundër integrimit në BE.
Ai shtoi se me parti të tilla BDI-ja nuk do të bëjë partneritet.
Deklaroi se duhet të respektohet parimi “fitues” dhe se ai që i fiton zgjedhjet në kampin politik shqiptarë duhet ti përfaqësojë ata në Qeveri.