AHMETI: E mbështetim ligjin për Prokurorinë Speciale

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit deklaroi se është diskutuar për ligjin për Prokurorinë Speciale, regjistrimin e popullsisë dhe për vetingun.

Marketing

“Ndamë mendim me z. Han se ne mbështetim ligjin për Prokurorinë Speciale, me ato mendime që ne mendojmë se e begatojnë Ligjin për Prokurori. Si dhe, bëra informacionet e duhura mbi Ligjin për pastërtinë e figurës. Nga ato informacioni që mori zotëri Han, ndau mendim bashkë me, sepse vendi ka nevojë që personalitetet të kalojnë përmes një verifikimi, të një institucioni kredibili për të zvogëluar të gjithë propagandën që bëhet ndaj personaliteve të ndryshme”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Marketing