Ballina Aktuale Ahmeti: Festë ka demokracia gjithandej në vendin tonë

Ahmeti: Festë ka demokracia gjithandej në vendin tonë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Ahmeti është shprehur shumë i lumtur që sheh kaq shumë mërgimtarë të cilët u kthyen në Maqedoninë e Veriut për të votuar.

“Shumë i lumtur që shoh kaq shumë mërgimtarë të cilët iu përgjigjen kushtrimit tonë në Kërçovë për këtë ditë feste të demokracisë, por edhe që në çdo komunë, në secilin vendvotim votohet lirë.
Festë ka demokracia gjithandej në vendin tonë. Sot po votohet qetë, pa asnjë pengesë dhe janë qytetarët ata që vendosin se kujt ia japin besimin në komunat tona.
Sot qytetarët e shprehin vullnetin e tyre me votë dhe unë i ftoj të gjithë që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”, ka shkruar Ahmeti përmes Facebook./TetovaSot

Marketing
Exit mobile version