Ahmeti festën e BDI-së e vazhdon duke luajtur futboll

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mëngjesin e sotëm festën e 20-vjetorit të partisë e ka vazhduar duke luajtur futboll. Ndeshja e futbollit është luajtur në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë.

Marketing

“Me të rinjtë festuam 20 vjetorin e Bashkimit Demokratik për Integrim me një ndeshje të bukur futbolli me shumë gola në palestrën e sportit të shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë. Pamje nga atmosfera e ndeshjes në të cilën fitoi Bashkimi Demokratik për Integrim”, ka shkruar Ahmeti.