Duke folur për marrëveshjen me Greqinë dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, shumicën parlamentare dhe kryeministrin e ri e po edhe për zgjedhjet e parakohshme, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim tha se politik bërja në RMV, për momentin ka shumë fuqi dhe vullnet për ti përmbyllur problemet.
“Kemi kontakte të mira me ndërkombëtarët, kemi kërkuar lehtësim, na u ofrua, nga presidenti Macron dhe shteteve tjera, nuk jemi larg zgjidhjes. E thashë, është draft marrëveshje të cilën e ka hartuar pasi dëgjoi palët, presidenti Macron, drafti u është dërguar palëve në BE, pasi të dakordohen ata, u dërgohen palëve që e kanë kontestin e hapur. Pasi të prononcohet anëtarët e BE-së edhe ne do ta kemi për shqyrtim draftin, nëse janë të përfshira kërkesat tona për heqjen e vetos në fund të Qershorit”, tha Ahmeti
I cili shtoi se shpresat janë të mëdha që Bullgaria do e heqë veton.
“MPJ-ja, Qeveria, kryeministri e zv.kryeministrat janë të angazhuar me kapacitet të plotë dhe shpresojë që do të ketë epilog”, deklaroi Ahmeti.
Duke folur për opozitën dhe zgjedhjet e parakohshme tha se zgjedhjet nuk janë zgjidhje dhe vulosi se zgjedhje në 2024 do të ketë zgjedhje të rregullta. indeks.mk