Ballina Lajme Kosovë Ahmeti i pranishëm në Akademinë e Vëllezërve Dina

Ahmeti i pranishëm në Akademinë e Vëllezërve Dina

Nën patronatin e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, janë përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike dhe 10 vjetorin e vdekjes, heronjtë e Kosovës, Rifat dhe Muharrem Dina. Pjesë e këtij tubimi përkujtimor, ishin familjarë, miq, bashkëveprimtar e përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendore e lokale dhe nga Maqedonia e Veriut. Nikoqiri i këtij tubimi, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vlerësoi lartë kontributin atdhetar të vëllezërve, Rifat e Muharrem Dina, të cilët nuk vepruan në kohët më të vështira për shqiptarët e Kosovës, para, gjatë, por edhe pas luftës.

Marketing

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe lideri i partisë së shqiptarëve në Maqedoni të Veriut BDI, Ali Ahmeti, thanë se sot po nderojmë dy burra të mëdhenjë të kombit tonë, të cilët parreshtur sakrifikuan për lirinë e Kosovës dhe çështjen kombëtare. Zv’komandanti i forcave tokësore të FSK-së, Enver Cikaqi dhe sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha,  thanë se vëllezërit Dina ishin unik gjithmonë, sikurse ka qenë edhe vet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Bahtjar Hoti, bashkëluftëtar dhe bashkëveprimtar i vëllezërve Dina, tha se nderimi për ta duhet të jetë i madh, pasi që Rifati dhe Mixha gjatë gjithe jetës së tyre u anagzhuan fuqishëm në rrugën e kombit për liri, ndërkaq, të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi për nderin e treguar ndaj familjarëve të tij, nipi i tyre, Rilindi. Për pjesën artistike të këtij tubimi, u përkujdesen mësimdhënësit dhe nxënësit dhe shkollës e muzikës “Lorenc Antoni”, me disa këngë dhe pika muzikore, si dhe mbesa e heronjve, Rinesa Dina përmes një recitali.

Exit mobile version