Ahmeti i reagon Mickoskit: Ministrat shqiptarë punojnë për të gjithë qytetarët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reagur kundër komenteve që ka bërë lideri i VMRO-së për buxhetin e vitit 2023, dhe për ndarjen e parave për projekte në rajonet me shumicë shqiptare në vend. Ahmeti ka deklaruar se ministrat shqiptarë në qeveri nuk angazhohen vetëm për shqiptarët, por për të gjithë qytetarët.

Marketing

“Sepse ky nuk është ministër i njëanshëm. Është ministër i qytetarëve të RMV-së. Zv/kryeministi i Parë nuk ka vetëm një detyrë, por jo vetëm njëanshëm për infrastrukturë, por të gjithë Republikën. Ministri i Arsimit nuk ka vetëm një detyrë, të interesohet për avancim të arsimit shqip, por për avancim të gjithë arsimit në Republikë. Jo vetëm për historinë e shqiptarëve, por për historinë e shtetit dhe të komuniteteve”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.