Kemi qenë të vetëdijshëm që mund të ndodhin edhe situata të tilla, kemi qenë të përgatitur moralisht dhe unë jam shumë i sigurt se të gjithë bashkëluftëtarët, ashtu siç dolën faqebardhë ata që u përballën me drejtësinë më herët, edhe në rastin e tanishëm jam shumë i sigurt se do të dalin faqebardhë. Kështu deklaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin DEBAT në Radio Televizionin e Kosovës.
“Në këtë situatë ne duhet të jemi shumë më të mobilizuar, shumë më të organizuar. Unë vlerësoj që dihet fillimi i këtij procesi, por nuk dihet mbarimi. Është një proces, sipas vlerësimit tim goxha i vështirë sepse si proces për tu përgatitur ka zgjatur mjaftë, armiqtë tanë kanë investuar mjaft në këtë drejtim dhe sigurisht që Serbisë i duhet një arsyetim, por i duhet edhe një triumfalizëm si përpara qytetarëve të vet po ashtu edhe përpara komunitetit ndërkombëtar me qëllim që të arsyetojë masakrat dhe gjithë atë gjenocid që ka ushtruar mbi shqiptarët por edhe për gjithë ato masakrat që i ka bërë Serbia në ish Jugosllavi, por edhe për ta arsyetuar sloganin e vet që Kosova është djep i Serbisë”, u shpreh Ahmeti.
https://www.facebook.com/watch/live/?v=663197571037767&ref=watch_permalinkhttps://www.facebook.com/watch/live/?v=663197571037767&ref=watch_permalink