Ahmeti: Mandati i dytë i deputetit Kamberi më gëzoi jashtëzakonisht, ka përkrahjen e gjithë neve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberin për marrjen e mandatit të dytë si deputet në Parlamentin e Serbisë.

Marketing

Statusi i plotë:

Më gëzoi jashtëzakonisht lajmi që bartësi i listës së “Koalicionit të Shqiptarëve” në Luginën e Preshevës, z. Shaip Kamberi ka fituar mandatin e dytë si deputet në Parlamentin e Serbisë.
Jam i bindur se z. Kamberi me përvojën dhe guximin që ka, do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm në kauzën për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, për rëndësinë e së cilës diskutuam edhe në takimin që kishim bashkë në muajin Mars.
Deputetit Kamberi i uroj shëndet dhe mbarësi në misionin e përfaqësimit dinjitoz politik të shqiptarëve në Serbi duke e siguruar se në këtë rrugëtim nuk është vetë, por do të ketë gjithmonë përkrahjen e të gjithë neve.

Marketing