Ahmeti: Ndryshimi i datës për zgjedhje vetëm me konsensus

Në takim me gazetarët, në të cilën u sublimua viti 2019, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti deklaroi se nevojitet takim i ri liderësh tek presidenti për ndryshim eventual të ditës së zgjedhjeve. Njëherit konsideron se nuk është koha për ndryshime në kodin zgjedhor.

Marketing

“Tek presidenti i Republikës të gjithë unanimisht u pajtuam për dy çështje. E para për anëtarësim në BE, e cila është pa alternativë nga të gjitha partitë, e dyta në çka u dakorduam më 12 prill të vitit 2020 të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nëse bëhet pishman Zaevi, nuk mendoj se duhet të mbajmë qëndrime të njëanshme.

Do të duhet të konvokojmë mbledhje të re nga presidenti i shtetit që ta kontestojmë datën e harmonizuar. Dhe të gjithë do të duhet atje t’i prezantojnë qëndrimet e tyre nëse pajtohen apo jo. Unë do të pajtohesha që presidenti i shtetit të konvokojë mbledhje. Dhe t’i shohim shkaqet e vërteta, nëse do të pajtoheshin të gjithë të anulohen zgjedhjet”, tha Ahmeti.

Sipas tij, kodi zgjedhor është shumë çështje e ndjeshme, për shkak se edhe ky ndryshim duhet të bëhet me konsensus dhe me pajtueshmëri të të gjitha partive politike.

Është me rëndësi të ketë debat dhe pajtueshmëri nga të gjitha paritë politike. Kjo çështje në momentin kur organizohen zgjedhje nuk është koha të hapen ndryshime në kodin zgjedhor. Keni mbi 20 parti politike në vend, 24 parti me 24 qëndrime, e cila do t’i afrojë të gjitha ato qëndrime, nëse ka kohë të arrijmë tani pajtueshmëri”, tha Ahmeti.

Në pyetjen, kush do të jetë i pranueshëm për kryeministër teknik, Oliver Spasovski apo Milla Carovska, Ahmeti tha se nuk ka marrë propozime.

“Duhet të kemi takim në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës dhe ligjit për Qeveri, i cili parashikon tri partitë të arrijnë pajtueshmëri lidhur me ministrin e Punëve të Brendshme. Unë akoma nuk kam marrë propozime zyrtare. Kuptohet nga opozita do të propozojë ministër dhe do të bisedojmë për më të mirën e shtetit”, theksoi lideri i BDI-së.

Për parimin fitues me fitues për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve Ahmeti tha se nuk ka nevojë të ngarkohet gjendja me situata, që janë provuar në të kaluarën si jofunksionale, duke e theksuar vitin 2006, kur nuk është marrë parasysh vullneti i shqiptarëve dhe për 15 muaj kishte zgjedhje të parakohshme.

Ali Ahmeti flet për kodin zgjedhor, datën e zgjedhjeve dhe Kosovën

Ali Ahmeti flet për ngjarjet e fundit në Maqedoni dhe Kosovë

Publiée par TetovaSot sur Vendredi 27 décembre 2019