Ahmeti: Në BDI nuk lejohen fraksionet

Pas mbledhjes së BDI-së në Tetovë, Ali Ahmeti në një deklaratë për media tha se është informuar kryesia e partisë për marrëveshjen Kosovë-Serbi, gjuha shqipe, puna e ekzekutivit dhe zhvillimet tjera në vend, përcjellë Klan M.

Marketing

Ku me shumicë votash është votuar raporti.

“Informova kryesinë për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër, marrëveshje kjo që është e rëndësishme si për ne si Maqedoni por edhe gjithë rajonin. Pres që kjo marrëveshje të respektohet dhe implementohet nga dy anët.

Pastaj fillova në raportin e ekzekutivit, për punën e ekzekutivit, gjuhën shqipe, infrastrukturën zhvillimet tjera në vend. Komunikimi, bashkëpunimi ekzekutiv, funksionimi i ekzekutivit. Jam i interesuar që partnerët e koalicionit të kenë pasqyrim, bashkëpunim mes vete.

Pastaj u hap çështja për diskutim, pasi u dëgjuan gjitha palët u shterën gjitha diskutimet dhe e hodhëm në votim, pjesëmarrja ishte e të gjithëve 26 kanë votuar për raportin, 6 ishin kundër dhe 3 abstenime dhe këtu përfundoi mbledhja e BDI-së, për mbledhjen e rradhës do shofim sipas nevojave dhe zhvillimeve” – deklaroi Ali Ahmeti.

Në pyetjen rreth Grupit të Zjarrit, Ali Ahmeti tha se BDI respekton vlerat e demokracisë.

“BDI është parti që respekton vlerat dhe demokracionë gjithashtu edhe mendimin kundër, sa i takon fraksionit unë kam pasur një tentim të tillë në kongres por me vota humba , sipas vendimeve të kongresit nuk lejohet të ketë fraksione dhe andaj nuk do vazhdojë kjo por duhet të pritet deri te Kongresi i radhës, çdo veprim ndryshe nga statuti është anarki, anarkia është kundër demokracisë, pra parimi është pakica i bindet shumicës” – deklaroi Ali Ahmeti.

Marketing