Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ndoqi nga afër operacionet e kërkim-shpëtimit në njërin prej pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës. Ali Ahmeti iu drejtua dhe njëherit uroi për punën fisnike ekipet e shpëtimit nga vendi jonë në Durrës!
“Do doja t’ju përshëndes të gjithë juve këtu shpëtimtarëve. Kam ardhur me kryetarin e Parlamentit, zv.kryeministrin, deputetët për t’ju inkurajuar për misionin tuaj fisnik. Dashtë zoti që tragjedi të tilla të mos ketë, por këto janë zhvillime të paparashikueshme dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Mua më është bërë zemra mal kur kam dëgjuar në media për punën dhe sakrificën tuaj, kam qenë krenar kur dëgjova që keni shpëtuar jetë njerëzish. Ju uroj të gjithë shëndet dhe zoti ju bekoftë në punën tuaj”, theksoi Ahmeti.
Ali Ahmeti u drejtohet ekipeve të shpëtimit nga vendi jonë në Durrës!
Publiée par Bujar Osmani sur Jeudi 28 novembre 2019