Ahmeti nga Ohri: Votoni numrin 9-të, për një kryeministër përfaqësues i denjë për gjithë qytetarët

Shtabi Qendror  Zgjedhor  i Bashkimit Demokratik për Integrim  në kuadër
të fushatës për zgjedhjet e e parakohshme parlamentare të vitit 2020 të
cilët do të mbahen me 15-të korrik ku qytetarët do të  mund të zgjedhin
deputetët që gjenden në listat e votimit dhe  të cilët do ti
përfaqësojnë në përbërjen e re parlamentare në Republikën e Maqedonisë
së Veriut.

Marketing

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti para
qytetarëve dhe simpatizantëve të Ohrit tha se fushata nisi nga Prespa
dhe po mbyllet në qytetin e Ohrit për të dhënë një porosi.

“Në këtë qytet u  arrit një Marrëveshje që  i siguroi vendit ardhmëri,
zhvillim e pajtim. U arrit një Marrëveshje pa të cilin vendi mund të
shkonte në drejtim të gabuar sepse komunitet mund të shin të ndara.  Nga
kjo Marrëveshje varej edhe ardhmja pasi u bë një punë e madhe për çka ne
kemi harxhuar energjitë tona që kjo Marrëveshje të arrihet  në takim të
shumta siç ishin ato nëpër botë.  Kjo gjë u arrit falë bashkëpunimit dhe
unë nuk jam mos mirënjohës edhe për kontributet e të tjerëve pasi gjërat
duhet ti bëjmë gjithë bashkë,” u shpreh Ahmeti.

Në vazhdim të fjalës së tij, z. Ahmeti nënvizoi se me anëtarësimin në
NATO vendi u bë më i sigurt dhe mund të arrihet edhe deri tek një
ekonomi më të përparuar.

“Anëtarësimi në NATO është edhe në të mirë të rajonit pasi kemi një
rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.  Mbahet ky takim përmbyllës në
qytetin e Ohrit si përkujtim dhe përkushtim i arritjes së Marrëveshjes
së Ohrit me çka simbolika është se ky dokument ka një rëndësi të
jashtëzakonshme dhe të veçantë ku përfituan të gjitha komunitet.
Komunitet janë të përfaqësuar me kulturën, gjuhën dhe simbolet
kombëtare. Me syrin e miqve na shohin komunitet e vogla dhe ata duhet të
çlirohen nga paragjykimet se mund dikush ti majorizoj ose mund dikush të
ua marrë të drejtat,” potencoi Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, bëri të ditur se tani më është hapur një kapitull ri,
ku duhet ndërtuar bashkërisht politikat sepse të vetmuar asnjëra palë
nuk mundet të shpi vendin përpara.

“Kemi hapur negociatat për anëtarësim në BE.  Kemi shumë punë për të
bërë duke përmbushur standardet të cilat na afrojnë me Evropën dhe këto
gjëra arrihen duke lënë anash  interesat grupore dhe personale edhe atë
duke përmbushur sundimin e ligjit, zbatimin e vettingut në të gjitha
institucionet.  Jam optimist se këto gjëra mund të arrihen pasi i kemi
kuadrot dhe kush më shumë se BDI-ja që ka përgatitur një thesar
kombëtarë,”  theksoi Ahmeti.

Në fund të fjalimi kryetari i integristëve z. Ahmeti  i ftoi qytetarët e
Ohrit që me 15-të korrik të dalin e të votojnë duke rrethuar numrin
9-të.

“Tregoni se kush jeni dhe sa vleni. Ju bëjë thirrje si vëllai vëllait që
me 15-të korrik të këndohet kënga e re të festojmë bashkërisht fitoren e
parë për kryeministrin shqiptar që do të na afroj dhe bashkoj të
gjithëve. Një kryeministër i pastër dhe përfaqësues i denjë për gjithë
qytetarët e vendit,” përfundoi Ahmeti. 

Marketing