Ahmeti për nismën “Open Balkan”: Nuk po përgatitet ndonjë ripushtim i Kosovës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, vlerëson se Kosova duhet të shoh interesin e saj në raport me zhvillimet rajonale, por thotë se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” nuk është përgatitje për një “ripushtim të Kosovës”. Në një intervistë për KosovaPress, Ahmeti flet edhe për pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën marrëveshje thotë se ende nuk po zbatohet e plotë ndonëse shton se paragjykimet e ushqyera me shekuj ndaj shqiptarëve sot ndjehen më pak.

Marketing

Javë më parë, liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë u mblodhën në Forumin e Shkupit duke e pagëzuar nismën e “minishengenit ballkanik” si “Open Balkan” ose “Ballkani i Hapur”, e në të cilën nismë Kosova refuzon të marrë pjesë.

Marketing