Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar 26-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.
Duke shpërndarë fotografi me numrin e viktimave, thotë se drithërimat e tyre ende buçasin fuqishëm.
Tragjedinë, siç thotë të cilën shpesh herë e ka përjetuar edhe kombi shqiptar, detyron për një angazhim maksimal për paqe dhe siguri.
“Drithërimat e zërave të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë vazhdojnë të buçasin fuqishëm në ndërgjegjen e gjithsecilit nga ne, duke bërë që të kaluarën mos të guxojmë të harrojmë asnjëherë, por që përherë ta kujtojmë me qëllim që mos të lejojmë të na përsëritet.
Pothuajse çdo pëllëmbë e tokave tona rënkon nga krimet e tmerrshme të shkaktuara ndër vite.
Këto tragjedi që kombi ynë për fat të keq i ka përjetuar shumë shpesh, na detyrojnë që në maksimum të angazhohemi për paqe dhe për siguri pasi që në hasmëri të përjetshme nuk jetohet. #Srebrenica #AsnjëherëMë”, shkroi Ahmeti në” Facebook”.