Jemi shprehur se problemi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke, kështu u shpreh sot në Bogovinë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ai vlerësoi se Kosova ka derdhur lumenj me gjak, janë vrarë me mijëra të rinj dhe se ende sot ka të zhdukur, trupat e të cilëve nuk janë gjetur.
“Unë e di se ky proces pajtimi nuk është i lehtë, por hasmëria shekullore nuk është në dobi të palëve”, tha mes tjerash Ahmeti.