Ahmeti: Referendumi, moment që duhet të na bashkojë të gjithëve

Partnerët e koalicionit Qeveritar shfrytëzuan shënimin e përvjetorit të marrëveshjes së Ohrit për të bërë fushatë për referendumin. Kryeministri Zaev si dhe kreu i BDI-së Ahmeti bënë thirrje që qytetarët të mbështesin referendumin, sepse sipas tyre kjo hap rrugën drejtë NATO_s dhe Bashkimit Evropian.

Marketing

Më 30 shtator, secili prej nesh ka mundësi që të jetë pjesë e bërjes së Maqedonisë vend evropian, shansi historik i ardhmërisë sonë është përpara nesh, kemi përgjegjësi ta shfrytëzojmë atë. Të themi “PO” për ardhmërinë e Maqedonisë”- tha Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.

Kemi dhe hapin e fundit për referendumin, është një moment që duhet të na bashkojë të gjithëve, pozitë e opozitë sepse anëtarësimi në NATO është në dobi të të gjithë qytetarëve, paqja stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik janë për të gjithë. Dhe unë nuk mendoj në drejtim tjetër, që ky referendum të mos ketë sukses sepse suksesi për referendumin dhe materializimin, respektimi i marrëveshjes së arritur mes palës greke dhe asaj maqedonase vërtetë është i dobishëm për të gjithë Republikën, për të gjithë qytetarëve që jetojmë, pavarësisht dallimeve që i kemi.

Dallimet le të vazhdojnë, kjo është një pikë shumë e rëndësishme që duhet të na bashkojë drejt anëtarësimit të vendit tonë në NATO, dhe këtë nuk duhet ta bëjmë se e kërkon NATO por prse ne kërkojmë të hyjmë në NATO”-deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Ndërkohë bashkëpunëtorja e lartë e Këshillit Euroatlantik Evelin Fakash inkurajoi qytetarët e Maqedonisë që të përkrahin referendumin ndërkaq përgëzoi Maqedoninë dhe Greqinë për marrëveshjen e arritur.

Mos bëni gabime. Një referendum i dështuar do të thotë fitore për nacionalistët ekstremistë dhe Rusinë, një referendum i dështuar do të thotë humbje për demokracinë, rregullave të Ligjit. Qeveria Greke dhe ajo e Maqedonisë i thanë jo mit-marrjes Ruse dhe manipulimeve. Liderët e Greqisë dhe Maqedonisë i thanë “PO” ardhmërisë të fuqishme dhe prosperuese për Maqedoninë dhe Ballkanin.

Ne ju mbështesim të vazhdoni me paqe në Ballkan dhe prosperitet për të gjithë. Qeveria ime bashkohet me ju në luftën ndaj Putinizmit dhe që bashkërisht të luftojmë korrupsionin”- u shpreh Evelin Fakash, bashkëpunëtore e lartë në Këshillin Euroatlantik.

Kreu i opozitares VMRO DPMNE deklaroi sot se ende nuk kanë vendosur nëse zyrtarisht do të fillojnë kampanjën kundër mbështetjes së referendumit. Mickoski tha se janë në bisedime me kryesinë e partisë dhe se ditëve në vijim do të dalin me qëndrim mbi këtë çështje.