Ballina Aktuale Ahmeti shënon 20 vjetorin e luftës në Sllupçan: Lapidari gati me 28...

Ahmeti shënon 20 vjetorin e luftës në Sllupçan: Lapidari gati me 28 nëntor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga funksionar të lartë të partisë së tij, ministra e deputet, sot në Sllupçan kanë shënuar 20 vjetorin e fillimit të luftës së UÇK-së dhe shpalljes së zonës së lirë të Karadakut.

Marketing

Në këtë manifestim ku morën pjesë dhe familjarë të dëshmorëve, veteran, përfaqësues të ish-UÇK-së dhe personalitete të tjera, kryetari Ahmeti vendosi dhe gur themelin e Kullës përkujtimore e cila po ngritët në përkujtim të historisë më të ndritshme të këtij vendi e të kësaj zone, e në veçanti në përkujtimin e heroizmit të nënave shqiptare të cilat kanë qëndruar stoikisht në përkrahje të UÇK-së.

Marketing
Exit mobile version