“Të gjithë sot pamë në qiell fuqinë që përfituam prej anëtarësimit në NATO. Avionët amerikanë fluturuan mbi Shkup në koordinim me forcat e vendit për të festuar anëtarësimin zyrtarë të vendit, si pjesëtarë i NATOs.
Çdo qytetarë duhet të ndihet krenar kur sheh aeroplanët e NATO-s në qiellin e Ballkanit, këta aeroplanë fluturuan për lirinë e vëllezërve tanë në Kosovë, ndaluan luftën e përgjakshme në 1999, sollën paqën dhe barazinë në Maqedoninë e veriut dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë.
Aktivitetet tona për prezantimin e vendit si anëtare e denjë e NATO-s janë pjesë e agjendës tonë, qëllimi përfundimtar i së cilës është barazia e plotë si dhe anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.
Kjo është e ardhmja e sigurt!” – thotë Ahmeti.