Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka uruar të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve.
Ahmeti me këtë rast të gjithë besimtarëve u ka uruar shëndet, mbarësi e gëzime duke ju ka dëshiruar bekim në familje në këtë festë të ringjalljes.
Kryetari i BDI-së gjithashtu ka thënë se Pashkët na kujtojnë ngadhënjimin e dritës mbi errësirën, jetës mbi amshimin, e në thelb ringjalljen e shpresës dhe besimit.
Ja urimi i Ahmetit:
Të dashur besimtarë,
Në këtë ditë feste për ju, më lejoni t’i drejtohem gjithsecilit nga ju duke ju uruar shëndet, mbarësi e gëzime. Të bekuara qofshin familjet e juaja në këtë festë të ringjalljes. Pashkët na kujtojnë ngadhënjimin e dritës mbi errësirën, jetës mbi amshimin, e në thelb ringjalljen e shpresës dhe besimit. Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët, thuhet mes tjerave në urimin e kryetarit të BDI-së Ahmeti me rastin e festës së Pashkëve.