Ballina Lajme Maqedoni Ajdini: Politika dyfytyrëshe e Arben Taravarit!

Ajdini: Politika dyfytyrëshe e Arben Taravarit!

Investigimi dhe analiza sistematike e aktivitetit kolektiv, në këtë rast të politikave në Maqedoninë e Veriut, jo vetëm që janë të nevojshme, por ato, në këtë pikë kritike, janë edhe të domosdoshme. Rezultatet e këtij investigimi japin në vazhdimësi një pasqyrë interesante mbi shfrytëzimin e pushtetit (vullnetit të popullit) për orientimin e opinionit publik. Ky investigim nuk fillon që sot, por prej shumëdekadave më parë. Në mesin e shqiptarëve të mirë ka pasur gjithnjë spiunë të ndyrë. Janë ata që vullnetin e mirë politik tëshqiptarëve e kanë lënë pa parë dritën e botës dhe idealet e tyre, pa marrë formë në botën reale. Por përkundër kësaj, guximi dhe forca e shqiptarëve të vërtetë ka thyer edhe barrierat më të mëdha, përfshirë këtu edhe orkestrat e pamëshirshme që kanë funksionuar kundrejt këtij vullneti tëmirë. Megjithatë, ne (PDSH) kemi e kemi vazhduar rrugën tonë të drejtë, sepse forca jonë nuk buron nga vet ne (individi), por, ajo buron nga rrethanat e imponuara qëkërkojnë zgjidhje jo vetëm efektive, por edhe afatgjate. Me këtë rast, ideologjia e saktë dhe e zbatueshme shkon përtej çdonjërit prej nesh dhe është shumë më e madhe se pozita dhe individi.

Marketing

Shumë politikanë kanë rezultuar të panevojshëm në skenën politike. Ata fatkeqësisht janë “liderë” të rastit dhe jo njerëz,karriera e të cilëve është ndërtuar mbi bazën e guximit a të njëkauze të caktuar. Dëshira për pushtet dhe megalomania e tyre ua ka terruar sytë, madje edhe ka ndikuar negativisht nëmarrjen e vendimeve të drejta në favor të shqiptarëve. Këtajanë ata njerëz që fshihen nën petkun e bukur dhe tentojnë ta ruajnë virgjërinë e tyre politike, kurse në realitet ata janëvetëm mashtrues dhe nuk kanë asgjë për të ofruar. Orientimi i tyre po e merr në qafë kombin shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

A e dini për kë flas?

Flas pikërisht për Arben Taravarin që po bën lojë të ndyrë nëkurriz të shqiptarëve dhe po mundohet të marrë një rol që as nuk i takon, e e as që ka guxim për ta ekzekutuar një politikë. Më lejoni të korrigjoj veten pak, ai ka guxim, por për tëdëmtuar shqiptarët në strategjitë afatmesme dhe afatgjate. Kemi të bëjmë me një mashtrues dhe gënjeshtar, aktiviteti i tëcilit sillet rreth rrezikut që ndjen nga ekspozimi i së vërtetës në publik. E, ai është vetëm një frikacak që vazhdimisht po mundohet të manipulojë, pa konsistencë në veprimet politike, me parime tërësisht të lëkundura që i përshtaten shanseve/probabiliteteve më të mira për të arritur pushtetin. Ç’është e vërteta, ai nuk i fitoi zgjedhjet komunale me shqiptarët, por me VMRO-në duke u nënshtruar ndaj himnit që vet partia e tij e konteston ashpër! Ky është një tipar tipik i dreqit që do të marrë në qafë gjeneratat e arta të shqiptarëve. Përveç kësaj, ky është me prejardhje turke por është sekretar i një partie që pretendon se i përfaqëson votuesit shqiptarë. Fitoi me ndihmën e maqedonasve, romëve, turqve dhe tëetnive të tjera që e përbëjnë popullatën e Gostivarit, por ai e mohon këtë.

Për të shpëtuar veten e tij, Ziadini dhe Taravari bënë koalicion me VMRO-në me çka edhe patën një rënie prej 40% të votavenë krahasim me zgjedhjet e 2020-ës, gjë për të cilën në botën demokratike kërkohet përgjegjësi morale dhe politike. Ndërsa, në anën tjetër kemi një Ziadin tradhtar, të harxhuar e të degjeneruar nga deklaratat si: “Këtu janë njerëzit që nuk shiten”. Koha u ka lënë një njollë të keqe në ballë e i ka etiketuar si tradhtarë. Kjo më bën të mendoj për një thënie tëHerman Hesse: “Në natyrë nuk ka asgjë aq të pabesë, të egër dhe mizore, sa njeriu.”. Por, unë nuk jam aq i pashpresë me mendime kaq cinike për njerëzit. Thjesht jam dëshpërimisht në nevojë të kuptoj pse këta njerëz tradhtuan krahun që i bëri politikanë. Të mos harrojmë, tradhtarëve u bashkohen edhe tradhtarë të tjerë, si Azemi për shembull. Dhe, kjo nuk ështëatipike dhe e rastit. Ai ka tradhtuar edhe më herët, si në vitin 2002 kur ndërroi anë e kaloi në PDK-në e Kastriot Haxhirexhës së atëhershme. Por, PDSH si një fole e madhe, e mirëpriti kthimin e tij. Ndërsa tani, atij iu desh vetëm njëpretekst për t’u larguar e për të gjetur veten në mes tradhtarëve. Menduh Thaçi nuk ka tradhtuar askënd, asnjëherë, por shumë herë është tradhtuar nga ata që pasi e kanë marrë pjesën e tyre në “kulaç”, nuk kanë pasur më fytyrëtë kërkojnë edhe më shumë. Sigurisht, ata janë në kërkim të“kulaçit” diku tjetër, në një strofull me tradhtarët.

E keqja e gjithë kësaj është se popullata shqiptare nuk e di qëpo tradhtohet për shkak të informacioneve asimetrike, njëfenomen kur njëra palë posedon më shumë informacione se pala tjetër. Në këtë rast shqiptarët janë grupi shoqëror më pak i informuar si pasojë e këtyre pseudo-politikanëve që ipërmenda më lartë. Ata po e mohojnë të vërtetën dhe tëdrejtën duke u veshur me petkun „e ëmbël“, kurse në të vërtetë janë shumë dinakë. Kjo rezulton në një fakt tjetër, opinioni publik as nuk është i vetëdijshëm që është pjesë e njëmanipulimi. Çfarë dinë është shumë pak, çfarë nuk dinë është një det i tërë. Fajin e kanë ata që nuk i nxjerrin në dritë tëgjithë informacionet dhe assesi njerëzit fisnikë, të cilët ata po i manipulojnë. E kështu, fatkeqësisht, populli vardiset pas njëshprese që në realitet është e pakuptimtë dhe e fryrë nga ana e atyre që shiten si dashamirë –Arben Taravari, Ziadin tradhtari me shokë. Të gjitha këto shkelin individualizmin dhe lirinë e shoqërisë në tërësi dhe, e gjithë kjo, është një vello injorance që ia vendosin popullit shqiptar për të arritur e kënaqur personalitetin e tyre megaloman në kurriz të të gjithë tëtjerëve.

Tradhtitë dhe gabimet e tyre ata i arsyetojnë duke ua hedhur fajin të tjerëve, sepse vetes nuk i thonë dot tradhtarë. Megjithatë, këta individë janë të paktë në numër, e populli që i ka votuar janë njerëz fisnikë, të cilët janë mashtruar dhe manipuluar për vite të tëra nga të lartpërmendurit. Partneriteti me parti antishqiptare dhe gatishmëria për të pranuar pikëpamjet e tyre antishqiptare është dëshmia më e fuqishme se ata e kanë shitur popullin për narcizmin e tyre të pakontrollueshëm.

Dhe krejt në fund, veprimet do t’i arsyetojnë duke mos kuptuar brengën e vërtetë të shqiptarëve dhe shumë thjesht do të aludojnë në atë se nuk mund të ankohemi për rezultatin,pasi e keni pranuar më herët këtë procedurë. Çfarë ështëprocedura në këtë rast? Pikërisht ulja në një tavolinë me këto parti anti-shqiptare që mes tjerash kërkojnë tërheqjen nga Marrëveshja e Prespës, tërheqjen e njohjes së Republikës sëKosovës si shtet i pavarur dhe sovran e kështu me radhë.

Ata i tradhtuan votuesit e tyre. Sigurisht, shqiptarët që i votuan ata nuk e gjejnë më veten mes tradhtarëve. Por, Partia Demokratike Shqiptare është familja e vetme e tyre ku përfaqësohen drejt interesat e shqiptarëve. Me këtë rast, dyert e PDSH-së mbeten të hapura për të gjithë këta njerëz të dëshpëruar me politikat antikombëtare të personave të lartpërmendur. Pranvera e shqiptarëve vjen nëpërmjetplatformës politike të PDSH-së që bazohet në zgjidhjen e zbatueshme të çështjeve politike, ekonomike dhe kulturore përshqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Opinion nga
Sali Ajdini-Sekretar i Përgjithshëm i PDSH-së

Exit mobile version