Akademiku Izet Zeqiri foli përmes artit

“MOZAIK ME COPËZA JETE” – EKSPOZITË ME MOTIVE SHQIPTARE

Marketing

“Mozaik me copëza jete”, e ka titulluar ekspozitën me motive shqiptare profesori Izet Zeqiri. Ndryshe sic jemi mësuar ta shohim, ai mbrëmë para artadashësve shpalosi edhe një talent të tijin, atë të mozaiqeve. Profesori Zeqiri shpesh herë ka shfaqur talentine tij në kultivimin dhe rruajtjen e traditës shqiptare, por kësaj radhe ai dëshmoi veten edhe në një lëmi shumë të vështirë të artit figurativ.

IZET ZEQIRI – AUTORI

“Unë kam krijuar dy ambinete, museume dhe kisha një përshtypje se nuk mundja që gjësendet, vlerat material, kulturore dhe gjësende tjera të së kaluarës ti ruaj dhe mendoja se cka mund të bëj që ato kujtime, doke, zakone, të së kaluarës tonë ta paraqes në mënyrë vizuele përmes vizatimit, apo përmes dickaje. Nuk dua që ta them se do ta bëja pa mos qenë akademik Bajram Gazanferi dhe atelia e tij”.

Historiania e artit, Jëlldëz Asani, tha mes tjerash se profesori duke përdorur materiale të ndryshme, dokumentoi botën e tij mbështetur në kujtimet e artit popullor.

JËLLDËZ ASANI – HISTORIANE ARTI

“Profesor Izet Zeqiri e ka sfiduar veten me një teknikë mjaftë të vështirë që është një medium artistik i artit aplikativ apo dekorativ që ka qenë present që në kohën antike dhe mu këtë teknikë mjaftë të vështirë e përdorë edhe profesori i cili për ta tejkaluar këtë krizë globale të njerzimit, këtë përditshmëri të tensionuar e gjen veten në këtë frymë të artit”.

Teknikën e mozaiqeve Zeqiri e mësoi dhe përvetësoi në atelien e akademik Gazanfer Bajram, I cili ishte edhe shtysa kryesore që prirja për artin profesor Zeqirit ti dilte në pah.

GAZANFER BAJRAM – AKADEMIK

“Kur më tha se ka filluar të punojë mozaiqe, mendova se vetëm për shkak se i është dukur interesan në atelien time. Megjithatë duke ardhur shpesh, kuptova që nuk kam pasur asnjë nxënës në atelie që aq shpejt dhe suksesshëm e mësoi teknikën. Patjetër ta pranoj me zemër se si profesor jam i kënaqur me nxënësin tim”.

Në galerinë e arteve pamore në Tetovë, mbrëmë Zeqiri tuboi dhjetëra akademik, profesor, artistë e shumë qytetarë që deshën ta shohin jashtë asaj që zakonisht janë mësuar. Për Klan Maqedoni kanë thënë se një arritje e tillë pritet nga profesori, pasi ai, sic thonë është një shpirt i lir dhe nuk heziton të eksperimentoj dhe sjell gjëra interesante për qytetarët. /KlanMacedonia

Marketing