Akil Gjakova mbetet pa medalje në Abu Dhabi, eliminohet në rrethin e tretë

Akil Gjakova është eliminuar në rrethin e tretë të Grand Slamit “Abu Dhabi 2019”, pasi u mposht nga garuesi belg, Dirk Van Tichelt

Marketing

Akil Gjakova është eliminuar nga Grand Slami “Abu Dhabi 2019”, i cili po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan Gazeta Express.
Xhudisti pejan e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e eliminoi garuesin indian, Nilesh Balhara.
Në rrethin e tretë, Akili u mposht nga xhudisti belg, Dirk Van Tichelt.

Gjakova nuk arriti ta ndiqte rrugën e Majlinda Kelmendit, e cila dje e fitoi medaljen e artë në “Abu Dhabi 2019”.
Kurse, motra e Akilit, Nora Gjakova u eliminua herët.
Nesër do të garojë edhe garuesja e katërt e Kosovës, Loriana Kuka.