Ballina Lajme Maqedoni Aksident fatal në Çeki, humbin jetën dy të rinj nga Shkupi!

Aksident fatal në Çeki, humbin jetën dy të rinj nga Shkupi!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në autostradën Pragë- Ústí nad Labem të Çekisë, ku si pasojë e një aksidenti tragjik kanë humbur jetën dy të rinj nga Shkupi.

Marketing

Bëhet fjalë për M.B (30 vjec) dhe D.B. (27 vjec), të cilët po ktheheshin nga vendlindja.

Sipas mediave çeke makina është përplasur në urë në drejtim të Ústí nad Labem.

“Sipas gjetjeve fillestare, një automjet BMË doli nga austostada. Dy persona, një shofer dhe një pasagjerë vdiqën në vend”, tha zëdhënësi i policisë Veronika Hyšplerová.

Policia po heton shkaqet e aksidentit.

https://www.novinky.cz/krimi/clanek/provoz-na-d8-zastavila-nehoda-zemreli-dva-muzi-40341648?fbclid=IwAR30wt12Q6EB-IDy4rS7xKS4Wr4JO0kJ38nbHsbO3mslIjUYfl4z3h-3uFU

Exit mobile version