Ballina Lajme Botë Aksident fatal në Itali, humbasin jetën dy vëllezërit shqiptarë

Aksident fatal në Itali, humbasin jetën dy vëllezërit shqiptarë

Një aksident automobilistik ka rezultuar fatal për dy vëllezër shqiptarë me banim në Itali.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në zonën e Chessas në Itali, ndërsa mediat vendase nuk bëjnë me dije identitetet e dy viktimave.

Të dy jetonin në Arcille prej shumë vitesh. Ata janë të moshës 44 dhe 37 vjeç. Më i vogli mësohet se ishte baba i dy fëmijëve dhe bashkëshortja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e tretë. Ndërsa vëllai tjetër kishte 3 fëmijë.

Dy vëllezërit po shkonin për në punë, kur u përplasën me një tjetër makinë. Përplasja ishte kaq e fortë sa të dyja makinat që u përfshinë në aksident përfunduan jashtë rruge. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe një person i tretë, një 28-vjeçar po shqiptar, i cili mësohet se ndodhet në spital.

Exit mobile version