Aksident i rëndë, humb jetën një fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë i moshës 6-7 vjeçare.

Marketing

Uniformat blu bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Bërxullë në rrugën Shkëndija rreth orës 18:25, ku janë përplasur dy automjete.

Nga përplasja e makinave, u aksidentua i mituri i cili ka qenë në rrugë. Si pasojë e goditjes, fëmija ka humbur jetën.

“Më datë 03.06.2023, rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë”, tha policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Marketing