Aksident i rëndë në Çair, lëndohet motoçiklisti

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair. Një motoçikletë e tipit Honda është përplasur me një veturë Audi, ndërsa rëndë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës.

Marketing

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që e kanë mbajtur në jetë drejtuesin e motoçikletës derisa arriti edhe Ndihma e Shpejtë.

Vlen të theksohet se drejtuesi i motoçikletës nuk kishte helmetën mbrojtëse, të obliguar për motoçiklistët.